Ndërlidhjet

Turqi: 10 të plagosur në sulmin me bombë



Dhjetë persona, nga të cilët gjashtë policë, janë plagosur sot në juglindje të Turqisë, një ditë pas shpërthimit të minës, në të cilën e humbën jetën nëntë fshatarë kurdë.

Autoritetet dyshojnë se kryengritësit kurdë janë autorë të sulmit të sotëm në Jyksekova në provincën Hakarija në kufirin e Turqisë me Iranin dhe Irakun.

Bomba e vendosur në një stacion autobusi, shpërtheu kur disa mijë njerëz po ktheheshin nga varrimi i dy viktimave nga sulmi i së enjtes.
XS
SM
MD
LG