Ndërlidhjet

Francë: Romët përleshen me policinë



Një grup i romëve është përleshur sot me policinë në jug të Francës, kurse në incidentin nuk ka pasur të lënduar, raportoi AP.

Shkaku për incidentin ka qenë vendimi i një gjykate lokale për lirimin e një xhandarmi francez, i cili u akuzua se në vitin 2008 kishte vrarë Zhozef Gerdner, një rom që ishte arratisur nga burgu.

Televizioni sot shfaqi pamje ku një grua rome e godit në fytyrë policin para gjykatës.

Gerdner e ka origjinën nga një bashkësi rome, e cila me shekuj ka jetuar në Francë.
XS
SM
MD
LG