Ndërlidhjet

Kil: Hapet vrima deri tek minatorët e ngujuar



Zyrtarët në Kil thanë se makinat e shpimit kanë arritur të hapin një vrimë deri tek 33 minatorët e ngujuar, të cilët ndodhen në galeritë e nëntokës që nga fillimi i gushtit.

Megjithate, do të duhen javë të tëra që të zgjërohet vrima e thellë 630 metra, në mënyrë që minatorët të nxirren në sipërfaqe.

Ka shpresa se njerëzit do të mund të shpëtohen deri në fillim të nëntorit.

Minatorët mbetën të ngujuar kur u shemb tuneli kryesor i minierës së arit dhe bakrit San Hoze.
XS
SM
MD
LG