Ndërlidhjet

OKB bënë kërkesë rekorde për të ndihmuar Pakistanin


Kombet e Bashkuara u kanë kërkuar qeverive të botës dhe grupeve humanitare që të japin si donacion 2 miliard dollarë për të ndihmuar viktimat e vërshimeve në Pakistan.

Apeli është kërkesa më e madhe e bërë ndonjëherë me qëllim që një vend i goditur nga ndonjë katastrofë të rimarrë vetën.

Më parë, kërkesa më e madhe për ndihmë e bërë nga OKB ka qenë 1.5 miliard dollarë. Kjo kërkesë ishte bërë për të ndihmuar Haitin pas termetit shkatërrues në vendin më të varfër të hemisferës perëndimore.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, të premtën, vërshimet në Pakistan i cilësoi si “fatkeqësinë më të rëndë natyrore” ndaj së cilës Kombet e Bashkuara është dashur të intervenojnë në tërë historinë 65 vjeçare të saj.

Paratë e kërkuara nga OKB për Pakistanin kanë për qëllim që të ndihmojnë 14 milion pakistanezët e prekur nga vërshimet. Këto vërshime morrën jetën e më pak se 2 mijë personave, por lanë 20 milion të pastrehë, pa mundësi ushqimi të rregullt dhe një krizë shëndetësore.
XS
SM
MD
LG