Ndërlidhjet

Polonia liron liderin çeçen Zakajev



Gjykata e Polonisë vendosi ta lirojë liderin çeçen në mërgim, Ahmed Zakajev, i cili u arrestua në Poloni mbi bazë të një fletëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Rusia, e cila e akuzon për terrorizëm.

Përfaqësuesi i gjykatës polake tha se Zakajev është i lirë, ndërsa gjyqi e ka marrë në konsideratë faktin se ai në vitin 2003 ka fituar azil politik në Britaninë e Madhe.

Zakajev, i cili erdhi në Poloni për të marrë pjesë në një kongres të çeçenëve, kërkohet nga Rusia për dyshime lidhur me krime të kryera gjatë luftërave të viteve të 90-ta në Çeçeni.
XS
SM
MD
LG