Ndërlidhjet

Tërmet i fuqishëm godet Afganistanin



Një tërmet i fuqishëm me manjitudë 6.2 ballësh ka goditur rajonin Hindu Kush në verilindje të Afganistanit.

Raportohet se dridhja, e cila ndodhi pak para mesnatës sipas kohës lokale, i ka lëkundur ndërtesat në Kabul dhe disa zona fqinje në Pakistan.

Deri tash nuk ka raporte për dëme apo të lënduar.

Shërbimi Gjeologjik në Shtetet e Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte 75 km në juglindje të qytetit Faizabad, në provincën afgane Badakshan.

Shërbimi tha se toka u drodh në thellësi 200 km.
XS
SM
MD
LG