Ndërlidhjet

Taxhikistan: Arrestohen të dyshuarit e një sulmi terrorist


Ministria e Brendshme e Taxhikistanit thotë se ka arrestuar 3 të dyshuar si militant islamik mbi të cilët rëndon akuza për sulmin vetvrasës që së fundi vrau 2 policë dhe lëndoi 25 të tjerë.

Një zëdhënës i kësaj ministrie thotë se të dyshuarit janë anëtarë të Lëvizjës Islamike të Uzbekistanit, një grup militant islamik që ka lidhje me Al Kaiden, organizatën që SHBA-të e cilësojnë terroriste.
XS
SM
MD
LG