Ndërlidhjet

Rusi: "Bëhet i gjallë" aktivisti i zhdukur më parë



Një aktivist i të drejtave të homoseksualëve, i cili ishte zhdukur pas paraburgosjes në aeroportin e Moskës, është rishfaqur sërish në opinion duke thënë se është mbajtur i mbyllur për dy ditë në polici.

Nikolai Aleksejev i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ai ishte liruar të premten pasi u ndalua në stacionin policor të qytetit Kashira.

Aleksejev tha se i është nënshtruar një presioni të madh që të heqë dorë nga padia e tij bërë në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut kundër Moskës pasi zyrtarët e kryeqytetit rus patën ndaluar mbajtjen e një parade të homoseksualëve.
XS
SM
MD
LG