Ndërlidhjet

Sejdiu niset sërish për në Nju Jork


Zyra e Presidencës së Kosovës njofton se Presidenti Fatmir Sejdiu është nisur drejt Nju Jorkut pasi atje do takohet me disa liderë por dhe përfaqësues të vendeve të ndryshme të botës.

Në Nju Jork pritet të filloi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ku zakonisht marrin pjesë liderë të shteteve anëtare të OKB-së.

Ndërkaq sipas njoftimit të Presidencës kosovare, Sejdiu do marrë pjesë edhe në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan, Barack Obama, me rastin e fillimit të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ndërkaq, Presidenti Fatmir Sejdiu do mbajë edhe një ligjeratë në Universitetin e Harvardit.

Në Nju Jork, përpos shefit të shtetit të Kosovës, të pranishëm do të jenë edhe Kryeministri Hashim Thaci dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Skendër Hyseni.
XS
SM
MD
LG