Ndërlidhjet

Suedi: Fituan partitë e qendrës së djathtë, por nuk kanë shumicë


Në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Suedi, kanë fituar partitë e qendrës së djathët, që ishin në koalicionin qeverisës, por megjithatë nuk e kanë fituar shumicën e mjaftueshme.

Aleanca katër partiake e kryeministrit Frederik Reinfeld, i fitoi 172 vende në Parlamentin me 349 deputetë.

Pra, këtij koalicioni, që në zgjedhje e mundi opozitën social demokrate, i mungojnë disa vende deputetësh për ta pasur shumicën.

Për të parën herë në Suedi një parti e ekstremit të djathtë do të jetë e përfaqësuar në Parlament. Është kjo partia Demokratët Suedezë, me orientin kundër imigrimit, e cila i fitoi 20 vende në Parlament.
XS
SM
MD
LG