Ndërlidhjet

Nju Jork: Zyrtarët e Kosovës takojnë presidentë nga Afrika


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i jashtëm, Skender Hyseni, janë takuar në Nju Jork, me presidentin e Republikës së Afrikës Qendrore, Fransua Bozize, me ç’rast kanë kërkuar njohjen e Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Me këtë rast, presidenti Sejdiu, theksoi se njohja nga Republika e Afrikës Qendrore, do të kontribuonte edhe në stabilitetin dhe paqen në Evropën Juglindore.

“Mendimi i GJND-së se deklarata e pavarësisë së Kosovës nuk e shkel të drejtën ndërkombëtare, ka hequr çfarëdo dileme, që dikush mund ta ketë pasur, sa i përketë njohjes së shtetit të Kosovës”,theksoi zoti Sejdiu.

Kërkesë për njohjen e Kosovës u bë edhe në takimin e presidentit Sejdiu me presidentin e Ruandës, Paul Kagame.
XS
SM
MD
LG