Ndërlidhjet

Nju Jork: Thaçi takohet me Ashton



Sot, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi do të zhvillojë një takim me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashme baroneshën Catherine Ashton.

Në takim do të diskutohen tema që kanë të bëjnë me zhvillimet e fundit për Kosovën, veçanërisht hapat që lidhen me bashkëpunimin ndërshtetëror mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, për përkushtimet e institucioneve të Kosovës për përmushjen e standardeve për integrim në Bashkim Evropian, posaçërisht lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ashton javë më parë ka shprehur gatishmërinë për të pritur në Bruksel përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë për dialog, por ka theksuar se në fund janë palët që do të vendosin për kohën, vendin dhe nivelin e përfaqësimit.
XS
SM
MD
LG