Ndërlidhjet

E veja e Millosheviqit mund të kthehet në Serbi



E veja e diktatorit serb Sllobodan Millosheviq mund të kthehet në Serbi muajin e ardhshëm, kur përfundon dhe afati i vlefshmërisë së akuzave ndaj saj.

Avokati i familjes Millosheviq ka thënë për mediat vendore se urdhërarresti për Mirjana Markoviçin mund të tërhiqet më 13 tetor.

Markoviç, aktualisht 68 vjeçare, u akuzua në vitin 2002 për përdorimin e pozitës së saj politike për të marrë në pronësi apartamente që ishin në pronësi të shtetit. Ajo u largua nga Serbia në vitin 2003.
XS
SM
MD
LG