Ndërlidhjet

Mohuesi i Holokaustit tur në qendrat e LDB-së



Historiani britanik, Dejvid Irving, i njohur për mohimin e Holokaustit, arrin sot për një turne nëntë ditor në Poloni. Irving do të shoqërojë një grup të interesuarish gjatë vizitave në një numër qendrash që kanë të bëjnë me Luftën e Dytë Botërore.

Në mesin e qendrave të përfshira në turne është dhe kampi i vdekjes në Treblinka, që gjendet në lindje të Polonisë.

Irving i ka deklaruar mediave britanike se udhëtimi kushton 2650 dollarë për person, pa përfshirë udhëtimin, derisa kërkesat kanë qenë të shumta. Grupet që merren me luftimin e racizimit në Poloni e Britani i kanë bërë thirrje qeverive përkatëse që të mos lejojnë vizitën në kampin e Treblinkës ku 800 mijë njerëz, shumica hebrejë, kanë vdekur.

Irving në vitin 2006 është burgosur në Austri pasi ka mohur holokaustin.
XS
SM
MD
LG