Ndërlidhjet

Teral: Është e rëndësishme të nisin bisedimet Prishtinë-Beograd



Ambasadori i Francës në Beograd, Zhan-Franso Teral tha se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe procesi i integrimeve të Serbisë nuk janë çështje të ndërlidhura, por është e rëndësishme që ato bisedime të fillojnë.

“Këto dy tema nuk janë në lidhje të drejtpërdrejtë. Pranimi i rezolutës së përbashkët krijoi klimë shumë të favorshme, dhe vendet e BE-së kështu e shohin këtë situatë”, tha Teral.

Sipas ambasadorit francez, bisedimet Prishtinë-Beograd do të fillojnë në mënyrë “shumë diskrete” dhe do të zhvillohen për “temat më të lehta dhe më të qarta”.

"Nuk mund t'a paragjykojmë as formën, as kalendarin e as vendin”, shtoi Teral.
XS
SM
MD
LG