Ndërlidhjet

Shqetësimet ekonomike ulin çmimin e naftës



Çmimet e naftës në botë i janë afruar nivelit prej 74 dollarë për shkak të shqetësimeve nga gjendja ekonomike botërore dhe në prag të mblëedhjes së sotme të bankës qendrore amerikane.

Shumica e analistëve nuk presin masa të reja për nxitjen e rritjes ekonomike.

Në bursën e Nju Jorkut, një fuçi naftë e papërpunuar sot u tregtua për 74.32 dollarë, respektivisht 54 cent më pak.

Rënien e mëtejme të çmimit e penguan të dhënat pozitive nga Kina, ku kërkesat për naftë janë rritur për 8.2 %.
XS
SM
MD
LG