Ndërlidhjet

Gruevski: Greqia krijonte shpresa të pavërteta



Kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski tha se deklaratat e kryeministrit grek, Jorgos Papandreu dhe të ministrit të Jashtëm, Dimitris Drucas në Nju Jork, treguan se shpresat për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kanë qenë të pavërteta, sepse ata përsëri kanë dalur me qëndrime tejet radikale.

Gruevski tha se qeveria e Papandreut ndoshta ka qëndrim "më radikal" se qeveria e mëparshme, dhe kjo sipas tij, është mjaft brengosëse.

Sipas kryeministrit maqedonas, ripërsëritja e qëndrimeve për emrin e Maqedonisë me prapashtesë gjeografike për përdorim të përgjithshëm, dhe ndoshta nevojën e ndryshimit të Kushtetutës, tregojnë se te pala greke nuk ka lëvizje.
XS
SM
MD
LG