Ndërlidhjet

Tadiq: Dialogu duhet t'i prekë të gjitha çështjet e hapura



Presidenti i Serbisë Boris Tadiq ka deklaruar se dialogu me Prishtinën duhet të prekë të gjitha çështjet e hapura.

Jemi pajtuar se do të ketë dialog të hapur, tha Tadiq, pas bisedës me kreun e OKB-së, Ban Ki Moon, raportojnë mediat serbe.

Tadiq ka thënë se me kreun e OKB-së ka biseduar për procesin e paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Paqja është ajo që mbi të gjitha duam ta arrijmë, si për Kosovën ashtu edhe për të tjera vende në rajon”, ka thënë ai.

Konflikti shumëvjeçar ndërmjet popullit serb dhe atij shqiptar duhet të zgjidhet me kompromis, që të gjithë të kemi të ardhme evropiane dhe t’u ofrojmë qytetarëve tanë perspektivë më të mirë, ka thënë Tadiq.
XS
SM
MD
LG