Ndërlidhjet

Al Kaida e Afrikës Veriore ka rrëmbyer pesë francezët



Dega e Afrikës Veriore e Al Kaidës e ka pohuar përgjegjësinë për rrëmbimin e pesë shtetasve francezë, të cilët u zhdukën në shkretëtirat e Nigerisë javën e kaluar.

Një video që pretendohet të jetë nga Al Kaida në Afrikën Veriore u transmetua në televizionin Al Xhazira.

Në video thuhet se luftëtarët nga grupi i kanë rrëmbyer “pesë ekspertët bërthamorë francezë”, dhe se së shpejti do të dalë me kërkesa për qeverinë franceze.
XS
SM
MD
LG