Ndërlidhjet

Ban: Serbia dhe Kosova dialog për kontestin


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon e ka “theksuar rëndësinë e dialogut të Serbisë dhe Kosovës mbi shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës në vitin 2008”, njoftuan Kombet e Bashkuara.

Gatishmërinë e Kombeve të Bashkuara për të kontribuuar në këtë drejtim, Ban e ka paraqitur në takimet me tre udhëheqës evropianë, në margjinat e samitit mbi synimet e Mileniumit në Nju Jork, shkruan në komunikatën me titullin “Serbia dhe Kosova duhet të përfshihen në dialog për kontestin”, të lëshuar nga qendra për informim e OKB-së.

Ban Ki-Moon ka biseduar për Kosovën me presidentin serb Boris Tadiq, presidentin e Sllovenisë Danillo Tyrk, dhe ministrin e Jashtëm të Polonisë, Radoslav Sikorski, thuhet në komunikatën e OKB-së.
XS
SM
MD
LG