Ndërlidhjet

Shpërthim dhune në Jerusalem



Në disa pjesë të Jerusalemit Lindor ka pasur shpërthime dhune mes banorëve palestinezë dhe forcave izraelite të policisë.

Dhuna fillimisht shpërtheu pas vrasjes së një palestinezi nga një roje sigurie izraelite. Protestues hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të policisë. Kjo e fundit përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën.

Disa orë më pas forcat izraelite të rendit shkuan në zonën pranë xhamisë Al Aksa dhe shpërndanë protestuesit.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në bisedimet paqësore izraelito-palestineze.
XS
SM
MD
LG