Ndërlidhjet

Kina premtoi 200 milionë dollarë shtesë për Pakistanin


Kryeministri kinez, Wen Jiabao, ka premtuar se Kina do ta ndihmoj Pakistanin me 200 milionë dollarë shtesë, për t’i kapërcyer pasojat e vërshimeve.

Këtë premtim ai e bëri në Nju Jork, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Ky premtim u bë, pasi Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Pekinit që të bëjë më tepër për ta ndihmuar Pakistanin, i cili është goditur rëndë nga vërshimet.
XS
SM
MD
LG