Ndërlidhjet

Iran: Për shpërthim fajësohen “kundërrevolucionarët”


Mediat iraniane raportojnë se nga shpërthimi i një bombe në qytetin veriperëndimor, Mahabad, janë vrarë 12 vetë dhe plagosur disa të tjerë.

Sulmi ndodhi dje gjatë paradës ushtarake, për shënimin e 30 vjetorit të fillimit të luftës Iran-Irak.

Sipas raporteve, shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë, që ishin duke e ndjekur paradën.

Zyrtari lokal Vahid Xhalalzadeh, tha se eksplodimi ishte kryer nga “kundërrevolucionarët”.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e ka dënuar sulmin dhe ka theksuar nevojën për përkushtim global për ta “luftuar terrorizmin”.
XS
SM
MD
LG