Ndërlidhjet

Rusia: Polonisë i dorëzohen 20 dosje të vrasjeve në Katyn


Rusia sot i ka dorëzuar Polonisë 20 vëllime të dokumenteve për masakrën ndaj oficerëve polakë në Luftën e Dytë Botërore në Katyn, gjatë një ceremonie zyrtare në Moskë.

Zyrtari i prokurorisë ruse, Saak Karapetyan, i dorëzoi dokumentet te zyrtarët e Ambasadës Polake në Moskë.

Në materiale përfshihen dokumentet për ushtarët polakë të dërguar në burgje, transkripte të hetimeve dhe certifikata të vdekjeve.

Ish policia sekrete e Bashkimit Sovjetik, NKDV, i ka vrarë afro 22 mijë oficerë polakë në verë të vitit 1940 në malet Katyn.

Ky masakër, për një kohë të gjatë, i kishte tensionuar raportet ndërmjet Polonisë e Rusisë.
XS
SM
MD
LG