Ndërlidhjet

Kinë: 33 të vdekur nga tajfuni



Nga vërshimet dhe rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga stuhia më e fuqishme që sivjet ka goditur Kinën, të paktën 33 njerëz kanë vdekur dhe 42 figurojnë të zhdukur.

Mediat lokale raportuan se janë përmbytur rreth 350 shtëpi nga tajfuni 'Fanapi' në provincën Guangdong.

Autoritetet thanë se të reshurat e mëdha të shiut do të vazhdojnë edhe sot.
XS
SM
MD
LG