Ndërlidhjet

Putin: Arktiku duhet të mbetet 'Zonë e Paqes'



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se ai nuk sheh që vendet e Arktikut po luftojnë për resurset e këtij rajoni polar.

Duke folur në konferencën ndërkombëtare mbi Arktikun në Moskë, Putin tha se ai beson që mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve pretenduese mund të zgjidhen me ligjin ndërkombëtar.

Rusia përpiqet që me Kanadanë, Shtetet e Bashkuara, Norvegjinë dhe Danimarkën ta ndajnë Arktikun, për të cilin shkencëtarët amerikanë kanë thënë se mund të mbetet pa akull deri në vitin 2030 si pasojë e ngrohjes globale.

Një e katërta e resurseve energjetike të Tokës besohet se ndodhen nën sipërfaqen e Detit të Arktikut.
XS
SM
MD
LG