Ndërlidhjet

Turqi: Qeveria dënon sulmin në galerinë e artit



Qeveria e Turqisë, e cila ka rrënjë islamike, e dënoi sulmin e disa myslimanëve konservatorë ndaj njerëzve që pinin kokteje në një galeri arti jashtë Stambollit.

Ministri i Kulturës, Erturull Gunai, tha se qeveria e tij do të kërkojë ndëshkimin më të rëndë për autorët e sulmit, të cilët i rrahën dhe i lënduan lehtë pesë të ftuarit, të cilët pinin para galerisë.

Ai bëri thirrje për respektimin e stileve të ndryshme të jetës, ndërsa galerisë i apeloi që t'i respektojë vlerat e lagjes.

Mediat turke raportuan se 30 persona të armatosur me thika dhe gurë e sulmuan të martën galerinë.

Shtatë vetë janë arrestuar për sulmin.
XS
SM
MD
LG