Ndërlidhjet

SHBA: Ekzekutohet gruaja e parë pas pesë vitesh



Në SHBA, një grua 41 vjeçare u ekzekutua me vdekje në shtetin Virxhinia, që është ekzekutimi i parë i një gruaje pas pesë vitesh.

Teresa Luis mori injekcion vdekjeprurës mbrëmë në qendrën korektuese Grinsvil në Xharet, Virxhinia.

Ajo ishte dënuar me vdekje për orkestrimin e vrasjes së burrit të saj dhe djalit të tij në vitin 2002.

Prokurorët thanë se Teresa, e cila ka pasur aftësi mendore nën mesataren, i ka paguar dy burra dhe u ka bërë shërbime seksuale që t’ia vrasin bashkëshortin dhe birin e tij.
XS
SM
MD
LG