Ndërlidhjet

Liderët e Iranit dhe të SHBA-ve sinjalizojnë rifillim të bisedimeve



Liderët e Iranit dhe të Shteteve të Bashkuara lanë të kuptohet se janë të gatshëm t’i vazhdojnë bisedimet ndërkombëtare për t’i zgjidhur mosmarrëveshjet rreth programit bërthamor të Iranit.

Presidentët Mahmud Ahmadinexhad dhe Barak Obama folën në Asmablenë e Përgjithshme të OKB-së katër muaj pas raundit të fundit të sanksioneve kundër Iranit.

Obama i bëri thirrje Iranit t’ia konfirmojë bashkësisë ndërkombëtare synimet paqësore të programit të tij bërthamor.

Uashingtoni dhe aleatët e tij dyshojnë se programi i pasurimit të uraniumit mund të çojë në zhvillimin e armatimit bërthamor, gjë të cilën Iranin e mohon.

Shtetet e Bashkuara dhe bashkësia ndërkombëtare synojnë zgjidhjen e dallimeve tona me Iranin, dhe dyert e diplomacisë mbeten të hapura nëse Irani zgjedh të kalojë përmes tyre. Por qeveria iraniane duhet të dëshmojë përkushtim të qartë dhe të besueshëm, dhe t’ia konfirmojë botës qëllimin paqësor të programit të vet bërthamor”, tha Obama.

Në komentet e tij në Asmablenë e Përgjithshme, Ahmadinexhad tha se Irani ka qenë “gjithmonë i gatshëm për dialog të bazuar mbi respektin dhe drejtësinë”. Por ai poashtu tha se Teherani nuk do të mund të detyrohet të veprojë nga sanksionet, të cilat qeveria iraniane i sheh si “të paligjshme”.

Agjencia ISNA citoi Ahmadinexhadin të ketë thënë në një intervistë për mediat japoneze se bisedimet ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore mund të mbahen në fillim të tetorit.
XS
SM
MD
LG