Ndërlidhjet

Japonia do të lirojë kapitenin kinez



Prokurorët japonezë thanë se do ta lirojnë kapitenin e anijes peshkatare kineze, arrestimi i të cilit dy javë më parë nxiti acarimin më të rëndë diplomatik ndërmjet dy vendeve në vitet e fundit.

Kapiteni Zhan Kiksiong u arrestua në 8 shtator pasi anija e tij u përplas me dy barka të rojes bregdetare amerikane afër disa ujdhesave në Detin e Verdhë, për të cilat të dy vendet kanë pretendime.

Autoritetet japoneze e akuzuan kapitenin për goditje të qëllimshme të barkave patrulluese.

Kina i kërkoi Japonisë lirimin e menjëhershëm të kapitenit.
XS
SM
MD
LG