Ndërlidhjet

KB: Presidenti Topi u bën thirrje shteteve të njohin Kosovën



Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i bëri thirrje kryetarëve të shteteve, vendet e të cilëve akoma nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, që ta njohin atë, si mënyra e vetme për t’i kontribuar stabilitetit afatgjatë dhe paqes jo vetëm rajonale, por edhe globale.

Ai e bëri këtë thirrje në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke iu referuar miratimit të rezolutës për ligjshmërinë ndërkombëtare të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, presidenti Topi shprehu qëndrimin e Shqipërisë në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, “i cili duhet të fillojë pa humbur kohë”.

“Ne mbështesim dialogun e sinqertë e konstruktiv, për zgjidhjen e çështjeve praktike, në dobi të interesave të përditshme të qytetarëve të tyre, për t’i ndihmuar ata por edhe për të lehtësuar pse jo, qetësuar minoritetet përkatëse, shqiptare dhe serbe”, ka theksuar presidenti i Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG