Ndërlidhjet

Kabul: U lirua gazetari i dyshuar për propagandë talibane


Një gazetar afgan, që ishte arrestuar nga forcat e koalicionit, i dyshuar për propagandë talibane, është liruar, pasi i ka kaluar dy ditë në një burg në pjesën jugore të Afganistanit.

Kameramani i rrjetit televiziv Al-Xhazira, Mohammad Nadir, që ishte arrestuar pardje në qytetin Kandahar, ishte njëri nga tre gazetarët afganë, të burgosur gjatë javës së kaluar për dyshime për përhapje të propagandës talibane.

Këto arrestime kishin shkaktuar pakënaqësi në mesin e punëtorëve të mediave në Afganistan dhe të grupeve për të drejtat e njeriut.

Presidenti Haid Karzai, ka kërkuar lirimin e tyre të shpejtë.
XS
SM
MD
LG