Ndërlidhjet

Sllovaki: Deri në fund të vitit, të tërhiqen ushtarët nga Kosova


Ministria e mbrojtjes e Sllovakisë i ka propozuar qeverisë, që deri në fund të këtij viti, ushtarët e Sllovakisë të tërhiqen nga Kosova, pasi tash forcat e KFOR-it po orientohen në ndihmën për formimin e forcave të Kosovës, ndërsa Sllovakia, në këtë aspekt, nuk mund të marrë pjesë, pasi nuk e ka njohur Kosovën.

Sipas mediave sllovake, detyrat konkrete të 140 ushtarëve sllovakë, në batalionin e përbashkët me ushtarët e Çekisë, në bazën në Shajkovc në Kosovë, do të duhej të kryheshin deri në fund të muajit shtator, ndërsa deri në fund të vitit do të duhej ta kthenin pajisjen dhe teknikën në Sllovaki.
XS
SM
MD
LG