Ndërlidhjet

Gyl: Përpjekje të përbashkëta për dialogun për Kosovën


Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, është angazhuar për dialog konstruktiv ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe ka vlerësuar se integrimi evroatlantik i Balllkanit Perëndimor, do të jetë vendimtar për zgjidhjen e konflikteve në rajon.

“Në Kosovë duhet t’i bashkojmë përpjekjet për dialog konstruktiv të Beogradit dhe Prishtinës”, tha Abdullah Gyl në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka “përshëndetur miratimin e rezolutës së përbashkët të Serbisë dhe BE-së në Asamblenë e Përgjithshme”.

Presidenti Gyl ka theksuar se ndër prioritetet e Turqisë janë paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik i Ballkanit.

“Mendoj se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat evro-atlantike, do të jetë hap vendimtar në zgjidhjen e konflikteve në rajon”, ka vlerësuar zoti Gyl.

Ai tha se vendi i tij edhe mëtutje do t’i përkushtohet Ballkanit, por ka theksuar se e rëndësisë vendimtare është edhe angazhimi i bashkësisë ndërkombëtare në rajon.
XS
SM
MD
LG