Ndërlidhjet

Aeroplani bën ulje të detyruar pas kërcënimit me bombë



Një aeroplan me 273 persona në bord ka bërë ulje të detyruar në aeroportin Arlanda të Stokholmit për shkak të alarmit për bombë.

Aeroplani ishte nisur nga Kanadaja drejt Pakistanit dhe vendimi për ulje në Suedi u morr pas informacioneve të policisë kanadaze se një nga udhëtarët kishte lëndë shpërthyese me vete.

Policia morri pasagjerin e dyshuar, por pa e evakuuar aeroplanin e linjës Toronto-Karaçi.
XS
SM
MD
LG