Ndërlidhjet

Japonia hedh poshtë kërkesen kineze


Japonia ka hedhur poshtë kërkesën e Kinës për kompsim dhe kërkim falje për shkak të arrestimit të një kapiteni të një anije peshkimi kineze nga autoritetet japoneze.

Kjo ngjarje nxiti debate të shumta dhe dëmtoi jo pak marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Japonisë vlerësoi se kërkesa e Kinës për kompensim dhe kërkim falje nga ana japoneze “është totalisht e pabazë.”

Peshkuesi kinez është kapur më 8 shtator kur anija e tij u përplas me dy anije të rojeve bregdetare japoneze në afërsi të nje vargu ishujsh që vazhdon të jetë temë e debatit se kujt i takojnë.

Kërkesa kineze drejtuar Japonisë u bë zyrtarisht pasi kapiteni i anijes peshkuese u lirua dhe u lejua që të kthehej në Kinë të shtunën.
XS
SM
MD
LG