Ndërlidhjet

Polakët dhe ukrainasit kujtojnë "Masakrën e Katinit"


Presidenti i Polonisë dhe Kryeministri i Ukrainës sot i janë bashkuar të afërmve të mijëra viktimave polake që janë vrarë nga policia sekrete e Bashkimit Sovjetik para 70 vjetësh në atë që më shumë njihet si “Masakra e Katinit”.

Presidenti Komorovski dhe Kryeministri Azarov bënë nderime në një ish burg në qytetin ukrainas të Karkivit, në afërsi të kufirit me Rusinë ku shumica e oficerëve ishin vrarë. Disa të tjerë ishin pushkatuar në një mal në brendi të territorit rus.

Rreth 22 mijë oficerë polak fillimisht ishin burgosur nga Bashkimi Sovjetik pas pushtimit të Polonisë nga sovjetikët në shtator të vitit 1939.

Vrasja e tyre filloi në muajin prill të vitit 1940.
XS
SM
MD
LG