Ndërlidhjet

Horte: Komenti i Ahmedinexhadit ishte i neveritshëm


Fituesi i çmimit Nobel për paqe, Hose Ramos Horta, i cili është edhe President i vendit të vogël aziatik, Timroi Lindor, ka akuzuar udhëheqësin Iranian, Mahmmud Ahmedinexhad, se ka thënë “gjëra të neveritshme” kur deklaroi se qeveria e SHBA-ve ka luajtur rol në realizimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Ramos Horta në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se Ahmedinexhadi “e teproi” me komentet e tij. Këto komente Horta i krahasoi me skepticizmin e udhëheqësit Iranian për holokaustin e hebrejëve gjatë luftës së dytë botërore.

Kritikat e Hortes janë më të ashprat që një udhëheqës botëror ka bërë ndaj fjalimit të Ahmedinexhadit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mbajtur më 23 shtator.

Presidenti i Timorit Lindor ka fituar çmimin Nobel për paqe në vitin 1996 për punën e tij sa i përket pavarësimit të shtetit që tani e drejton. Timori Lindor është pavarësuar në vitin 2002.

XS
SM
MD
LG