Ndërlidhjet

Medvedev viziton Kinën


Presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev ka shkuar në Kinë të dielën për një vizitë tre ditore të cilën e filloi duke vendosur lule në një monument komemorativ për luftën në mes të Kines dhe Japonisë të vitit 1904 – 1905 si dhe luftën e dytë botërore.

Medvedevi i shoqëruar nga një delegacion i qeveritarëve dhe njerëzve të biznesit ka bëreë nderimet pranë këtij momunmenti së bashku me vajzen e revulucionarit kinez, Mao Zedong.

Ai ju tha veteranëve të luftës së Kinës dhe Rusisë se miqësia me Kinën ishte një “zgjedhje strategjike” për Rusinë dhe se kjo miqësi është, gjithmonë sipas Dmitry Medvedev, “vulosur me gjak vite më parë.”

Delegacioni rus gjatë qëndrimit në Kinë do të diskutojë marrëveshje tregtie dhe ato për energji. Rusia është e interesuar në zhvillimin e marrëdhënieve të biznesit duke shfrytëzuar burimet ruse të gazit dhe naftës për Kinën. Shteti komunist tashmë është bërë vendi me konsumin më të madh në botë të energjisë.

Bisedimet e dy lidervëe, atij rus, Dmitry Medvedev dhe atij kinez, Hu Xhintao të hënen pritet të prekin tema si programi bërthamor i Iranit dhe Koreja Veriore.
XS
SM
MD
LG