Ndërlidhjet

Iran: S'ka licencë për artistët që e perkrahin opozitën


Mediat lokale në Iran raportojnë se autoritetet iraniane të dielën i kanë marrë të drejtën e përfundimit të një filmi të regjisorit Iranian, Asghar Farhadi, për shkak të komenteve të tij pro opozitës iraniane, Lëvizja e Gjelbërt.

Zv. Ministri i Kulturës, Xhavad Shamkdari, është cituar të ketë thënë se filmi i Farhadit, “Naderi e divorcon Simin,” që momentalisht është në krijim e sipër, ka humbur të drejtën e përfundimit për shkak të sic tha zv ministri iranian, “komenteve të papërshtatshme në një ceremoni ku ndahen çmimet për artistë.”

Farhadi kishte marë çmimin si regjisori më i mirë në Festivalin e Filmit në kryeqytetin gjerman, Berlinale të vitit 2009, për filmin e tij, “about Elly”. Në atë ceremoni, Farhadi raportohet të ketë thënë se ai shpreson për “ndryshime” në Iran dhe që “viti i ardhshëm të mos jetë as për së afërmi si këto vitet e tashme.”

Raportohet se ai gjithashtu i është bashkuar artistëve të tjerë përkrahës të lëvizjës opozitare iraniane siç janë regjisori, Xhafar Panahi dhe realizuesi i filmave Mohsen Makmalbaf.
XS
SM
MD
LG