Ndërlidhjet

Zgjedhjet Parlamentare në Venezuelë, test për Çavezin


Banorët e Venezuelas po votojnë të dielën në zgjedhjet parlamentare që shihen si test për Presidentin socialist, Hugo Çavez.

Ky i fundit shpreson se do të vazhdojë t’i mbajë 2/3 e shumicës së Kuvendit në shtetin që është shumë i pasur me naftë të Amerikës Latine.

Partitë opozitare përkohësisht i kanë tejkaluar paqartësitë dhe janë bashkuar në një koalicion të quajtur, “Tavolina e Unitetit Demokratik”. Me këtë unitet, opozitarët e këtij vendi shpresojnë që të tërheqin sa më shumë votues që janë të paknaqur me Çavezin apo me nivelin e lartë të krimit apo dhe ekonominë e vështirësuar.

Në vitin 2005, grupet opozitare bojkotuan zgedhjet për Parlament të ri, vendim ky që iu ndihmoi aleatëve majtistë të Çavezit që të marrin shumicën e vendeve të Parlamentit 165 vendësh.

Rezultatet paraprake do të bëhen të ditura ditën e hënë.
XS
SM
MD
LG