Ndërlidhjet

Admirali Di Paola do të vizitojë Kosovën


Zyra për informim e KFOR-it në Prishtinë njofton se Komiteti Ushtarak i NATO-s, do të qëndrojë në Kosovë të martën më 28 shtator.

Pjesë e delegacionit do të jenë, udhëheqësi i këtij Komiteti, Admirali Gianpaolo Di Paola dhe Komandanti i Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admirali amerikan, Mark Fiçerald.

Delegacioni i NATO-s do të marrë pjesë në një ushtrim të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërkaq vizita do të bëhen edhe në Manastirin e Deviqit dhe Shtabin e Grupit Luftues Shumëkombësh në Veri, pikërisht në Novosellë.
XS
SM
MD
LG