Ndërlidhjet

Thaçi vlerëson dorëheqjen e Sejdiut



Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar vendimin institucional dhe shtetëror për dorëheqje nga posti i Presidentit të Republikës së Kosovës nga ana e z. Fatmir Sejdiu.

"Kushtetuta e Republikës së Kosovës është burimi i demokracisë së vendit tonë dhe respektimi i saj është obligim i të gjithëve”, ka thënë kryeministri Thaçi.

“Të gjitha vendimet e ardhshme të intitucioneve të Republikës së Kosovës do të jenë në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe nevojat e shtetit dhe shoqërisë sonë”, ka thënë Thaçi në një komunikatë për media.
XS
SM
MD
LG