Ndërlidhjet

BE: Të zgjidhet kontesti rreth telefonisë mobile në Kosovë



Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje "të gjitha palëve" në kontestin rreth telefonisë mobile në Kosovë që këtë çështje "ta zgjidhin në frymën konstruktive, e cila mbizotëroi gjatë miratimit të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së".

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton, ka vlerësuar se "zhvillimet gjatë fundjavës e kanë nënvizuar urgjencën e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit".

Sot në Kosovë përfundoi faza e dytë e operacionit të Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për eliminimin e operatorëve ilegalë të telefonisë mobile.

Aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në 23 lokacione në territorin e Kosovës- përjashtuar veriun e vendit.
XS
SM
MD
LG