Ndërlidhjet

Dy parti opozitare shpallen ilegale në Iran


Janë ndaluar zyrtarisht dy parti kryesore reformiste iraniane që në zgjedhjet e vitit të kaluar i ofruan mbështetje kundërkandidatit të Presidentit aktual, Ahmedinexhad.

Agjencia e lajmeve të Iranit, ILNA ka cituar një zëdhënëse të një gjykate iraniane që thotë se partitë, Fronti Pjesëmarrës i Iranit Islamik dhe Organizata e Muxhahedinëve Revolucionarë janë “tretur”.

Në prill, një grup i afërt me Ministrinë e Brendshme kishte suspenduar këto dy parti pasi i akuzoi ato se kanë rrezikuar sigurinë kombëtare. Disa pjesëtarë të dy këtyre organizatave politike janë arrestuar dhe dënuar me shumë vjet burg që prej rizgjedhjes së Ahmedinexhadit në qershor të 2009-ës.
XS
SM
MD
LG