Ndërlidhjet

Shiraku ka mundësi t'i shpëtojë gjykimit


Qyteti i Parisit sot është tërhequr nga një rast kundër ish Presidentit francez, Zhak Shirak. Ky vendim është marrë pasi Shiraku dhe partia aktuale udhëheqëse e Francës janë pajtuar që të paguajnë 2.2 milion euro. Kjo shifër do mbulojë humbjet e Bashkisë së Parisit të shkaktuara nga skandali financiar i kohës kur Shirak ishte Kryetar i Bashkisë së Parisit.

Kjo marrëveshje nuk i jep fund procesit gjyqësor, mirëpo tani pritet që prokurorët të kërkojnë mbylljen zyrtare të rastit.

Një vendim i gjyqësorit pritet të merret të premtën më 1 tetor për fillimin e mundshëm të procesit kundër Zhak Shirak.

Ish Presidenti francez, tani 77 vjeçar, ka qenë kryetar i Bashkisë së kryeqytetit të Francës nga viti 1977 deri në vitin 1995, ndërsa President i vendit ishte nga viti 1995 – 2007.

Ndonëse akuzat u bënë që në ato kohë, Shiraku atëbotë kishte imunitet dhe nuk u përballë asnjëherë me akuzat.
XS
SM
MD
LG