Ndërlidhjet

OKB: Bashkë kundër terrorizmit


15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara kanë ftuar për shkallë më të lartë bashkëpunimi dhe solidariteti të vendeve anëtare të OKB-së me qëllim të evitimit të sulmeve terroriste.
KS ka ftuar të gjitha vendet që të bëjnë këmbim më të shpejtë të informatave, të forcojnë bashkëpunimin ndërmjet shërbimeve kompetente me qëllim të parandalimit të aksioneve terroriste të grupeve drejt ose nga territori i tyre, thuhet në kumtesën e KS të OKB-së.
“Do të jemi më të suksesshëm në zbulimin e rrjeteve terroriste siç është Al Kaida nëse bashkëpunojmë dhe bashkërisht ndjekim aksionet e tyre, nëse këmbejmë informatat, nëse zbulojmë komplotet e tyre dhe të liderëve të tyre”, ka thënë sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që foli në sesionin e 65 të AP të OKB-së.
XS
SM
MD
LG