Ndërlidhjet

Kushner: Franca për vazhdimin e moratoriumit izraelit



Palestina - shtet i ri dhe anëtare e Kombeve të Bashkuara, do të jetë garanti më i mirë i paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme, ka vlerësuar ministri i Jashtëm i Francës, Bernar Kushner.
“Sot gjendemi para një rasti historik që nuk duhet lëshuar dhe shpresoj që procesi paqësor të vazhdoj. Izraelitët dhe palestinezët duhet që bashkë të marrin vendimin strategjik për t’i dhënë fund konfliktit, sepse kjo është në interesin e tyre të dyanshëm dhe të gjithë botës”, ka thënë Bernar Kushner nga foltorja e AP të OKB.
Pas fjalimit Kushner u ka thënë gazetarëve se Franca është për vazhdimin e moratoriumit izraelit.
“Populli i Izraelit dhe Palestinës dëshiron paqe dhe ne nuk bënë të presim”, ka konkluduar Bernar Kushner.
XS
SM
MD
LG