Ndërlidhjet

Izraeli pengon anijen me aktivistë hebrej



Zyrtarët thanë se luftanijet e Izraelit e kanë penguar sot një anije me aktivistë hebrejë, që përpiqeshin ta depërtojnë bllokadën izraelite në Gaza, dhe e kanë detyruar anijen të lundrojë drejt portit jugor të Izraelit.

Ushtria e Izraelit konfirmoi se trupat ishin ngjitur në anijen "Irene" që lundronte nën flamurin britanik, në të cilën ndodheshin shtatë aktivistë nga grupi "Hebrejtë për Drejtësi në Palestinë" me seli në Londër.

Ministria e mbrojtjes tha se forcat detare e pushtuan jahtën Irene dhe tash janë nisur drejt portit jugor Ashdod.

Ministria tha se nuk ka pasur dhunë nga asnjëra palë.
XS
SM
MD
LG