Ndërlidhjet

Shpërndahet parlamenti në Moldavi



Ushtruesi i detyrës i presidentit të Moldavisë, Mihai Gimpu, sot e shpërndau parlamentin dhe i caktoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare për 28 nëntor.

Gimpu, i cili e mban këtë post prej shtatorit të kaluar, tha para nënshkrimit të dekretit për shpërndarjen e parlamentit se ai "vetëm udhëhiqet nga kushtetuta dhe ligjet".

Aleanca e katër partive që drejtohet nga Gimpu do të përballet me komunistët në opozitë, të cilët u përmbysën nga pushteti vitin e kaluar.

Moldavia është ndër vendet më të varfëra në Evropë.
XS
SM
MD
LG